Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e së shtunës në Vidhas të Elbasanit.
Si pasojë e asfiksimit raportohet se ka ndërruar jetë një i moshuar i cili ndodhej brenda banesës që u përfshi nga flakët.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.
Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejtë fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. m.p.