Figura e të ndjerit Artan Lame u nderua sot me emrin e një prej rrugëve kryesore të Ersekës, në bashkinë e Kolonjës.
Pjesëmarrës në ceremoni kanë qenë familjarë, miq e qytetarë të Kolonjës për të përuruar emrin e rrugës së qytetit.
Emocionues ishte dhe fjalimi që mbajti nëna e Lames, Diana Lame, e cila tha se i biri gjithmonë është krenuar me prejardhjen e tij prej kolonjari dhe pse nuk kishte lindur në Kolonjë.
“Në radhë të parë faleminderit bashkisë Kolonjë, gjithë kolonjarëve, me emrin kolonjar ai flinte. Është e çuditshme sa pasion kishte. Lere thoshte se nuk haheni dot me kolonjarët me thoshte”, tha Diana Lame, nëna e Artan Lames.
Historiani, politikani dhe studiuesi Artan Lame u nda nga jeta më 23 maj teksa ndodhej për kurim në Gjermani pas problemeve shëndetësore me zemrën. Artan Lame do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij të vyer si në politikë ashtu dhe në fushën studimore. m.p.