Kombinat, 41-vjeçari plagos kunatin e tij

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një person, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori, një shtetas 41-vjeç, është arrestuar nga Policia dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e sulmit.

Po ashtu bëhet e ditur se personi i plagosur është kunati i autorit të krimit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. m.p.