Lezhë, 67-vjeçarja bie në kontakt me energjinë, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Lezhë, ku një grua 67-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë, në oborrin e banesës së saj. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.p.