Në Shqipëri, disa zyrtarë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre për të realizuar interesa personale dhe financiare, duke rrezikuar ligjin dhe buxhetin publik. Dy raste të fundit që kanë tërhequr vëmendjen janë ata të Elira Gogos, ish-drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, dhe Ardian Halilit, ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës.
Elira Gogo favorizimi i ndërtimit të paligjshëm në rrugën “Bogdanëve”

Elira Gogo është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës për akuzat e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Hetimet zbuluan se ajo ka favorizuar ndërtimin të paligjshëm në rrugën “Bogdanëve”, duke lejuar ndërtimin e 2,240 m² jashtë lejes së dhënë, dhe duke falsifikuar dokumente për të fshehur këtë fakt. Ky veprim ka shkaktuar një dëm prej 24,998,400 lekësh shtetit nga shmangia e taksave.
Ardian Halili, ndërtimi i resortit pa leje në Kepin e Rodonit

Një rast tjetër i ngjashëm është ai i Ardian Halilit, ish-kryeinspektorit të IMT-së në Durrës. Ai është arrestuar për ndërtimin e një resorti luksoz pa leje në fshatin Shetaj të Ishmit, pranë Kepit të Rodonit. Resorti, i quajtur “Saint Michelle Residence”, përfshin vila pushimi, pishina, hapësira parkimi dhe një restorant. Ndërtimi ka filluar në vitin 2018 dhe ka vazhduar deri në vitin 2021, periudhë kur Halili mbante postin e kryeinspektorit të IMT-së. Ky resort është shembur me shpërthim të kontrolluar në gusht të vitit 2025.
Këto raste tregojnë se disa zyrtarë përdorin pozitat e tyre për të realizuar interesa personale, duke rrezikuar ligjin dhe buxhetin publik./Etleva Skonja