U vra në Tepelenë, del fotoja! Viktima vjen nga një familje e njohur në Itali

A2 dhe Report TV kanë mundur të sigurojë foton e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi, i cili u vra në rrethana ende të paqarta në orët e para të mëngjesit në Salari të Tepelenës, nga një person që tashmë është vënë në pranga.

Viktima vjen nga një familje që vendosi të investonte në tregun shqiptar shumë vite më parë.

Augusto Nidoli, xhaxhai i Sarchi-t, i përket një familjeje të njohur në provincën e Varese-s dhe më gjerë, dhe themeloi kompaninë italo-shqiptare Edilcentro Ltd në vitin 1996.

Tegola Edilcentro, një kompani prodhimi tullash me seli në Tiranë, në të cilën Sarchi ishte drejtor ekzekutiv, është pjesë e së njëjtës kompani të themeluar nga xhaxhai i tij, e cila tani menaxhohet nga kushërinjtë e Sarchi-t, Antonio (kryetar i bordit) dhe Edoardo Nidoli.

Antonio Nidoli është gjithashtu president i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri. “Një familje punëtorësh dhe sipërmarrësish të aftë”, thotë Paolo Sartorio, nënkryetar i bashkisë së Cunardo-s.

“Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ndodhi. Edoardo kishte ndjekur gjurmët e xhaxhallarëve dhe kushërinjve të tij dhe tani ishte një qytetar i botës.” m.p.