Cërrik/ Aksident me 5 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrethrrotullimin e Cërrikut, ku janë përfshirë dy vetura.

Mësohet se dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa të plagosur kanë mbetur si pasojë e përplasjes edhe tre pasagjerë, që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

“Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. m.p.