Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një video që përmbledh në disa minuta të gjitha bukuritë e Shqipërisë.
Nga veriu në jug, video prezanton imazhet piktoreske të vendit tonë, nga Alpet, tek liqenet, lagunat e në fund bregdeti fantastik.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postimin e tij./e.t