Qysh kur e humbi shqiptari respektin për të vdekurin?

Qysh kur e humbi shqiptari respektin për të vdekurin?

Kjo foto është trishtuese. Duket sikur askush nuk do t’ia dijë për njeriun që vdiq në lule të rinisë, ende fëmijë, por të gjithë kujdesen për të shkrepur një foto.

Një vajzë e quajtur Egli vjen për të puthur një djalë me emër Gjesti. Kaq është lajmi! Duket sikur po flasim për familjen mbretërore të Perandorisë Britanike apo për, qoftë larg, Donald Trump, por jo.

Janë dy njerëz publikë, por jo përcaktues të një epoke apo njerëzit më të rëndësishëm në aksin Tiranë-Prishtinë. Janë krejt normalë. Madje, më shumë se aq. Janë të rëndomtë. Janë thjesht njerëz.

Edhe lotët e vdekjes po kthehen në show. Përfundimisht, po jetojmë në kohëra të vështira. Njeriu nuk po njeh më njeriun. Celulari dhe kamera na mallkuan.

Sigurisht, themeli i problemit është vetëm një: arsimi.

Jemi të keqarsimuar, të paedukuar. Jemi ende në kulturën e bajrakut. Dikur për të vdekurin hidhej një grusht dhé, kurse sot një gisht foto.