Korçë/ Gruaja godet burrin me pjatë në kokë, përfundon në spital!

Një konflikt brenda familjes është regjistruar në Korçë në lagjen nr.18 mbrëmjen e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve, konflikti ka ndodhur midis dy bashkëshortëve ku gruaja ka dhunuar fizikisht bashkëshortin dhe më pas e goditur me pjatë në kokë, duke e lënë të plagosur lehtë. Burri u paraqit në spital ku mori mjekim dhe më pas u largua për në banesë.

Rasti i dhunës, sipas policisë, ka qenë i përsëritur nga ana e bashkëshortes.

Aktualisht gruaja është shoqëruar në komisariat, por bashkëshorti nuk ka bërë denoncim për ngjarjen./e.t