Ish-deputetja Monika Kryemadhi tha sot se nuk pret që Partia Demokratike të dalë në krah të ish-bashkëshortit të saj dhe ish-presidentit Ilir Meta, por sipas saj i janë në borxh.
Në një intervistë në një emision televiziv, Kryemadhi tha se u ndal edhe të procesi gjyqësor ndaj saj, teksa u shpreh se beson ende te drejtësia.
“Sa deputetë të opozitës kanë kërkuar hetimin e atyre njerëzve me kapuç që arrestuan Metën? Nuk pres që PD të kapë armët për Metën. Edhe pse e ka detyrim se nuk merrte pushtetin pa votat e Ilir Metës. PD dhe kjo është e vërteta, që i tha Metës që nuk kanë nevojë për të. E ke të thënë nga PD-ja. Besoj te drejtësia. Nuk besoj te drejtësia e individit se lidhet me inatet personale. Nuk kam besuar kurrë te dibranët. Nuk kanë ndonjë ndryshim nga skraparlinjtë. Për një gjë besoj se njerëzit janë të bindur. Se dëshmitë janë lexuar”,-tha Kryemadhi./E.T