Pse Moldavia është një bekim politik për Shqipërinë në BE?

Nga Ylli Pata

Para disa vitesh, Moldavia dhe Shqipëria përveçse vendet më të varfëra të Europës, ishin edhe vendet me imazhin më rëndë për opinionin publik europian.

Kronikat e zeza të vendeve europiane për vite janë ushqyer me steriotipin apo klishenë e tutorit shqiptar dhe së trafikuarës moldave. Një klishe që vinte nga varfëria, që vinte nga një e kaluar e errët që shpërtheu qelbin e mbledhur ndër vite të infeksionit nën zgjedha diktatoriale.

Moldavia ngjan shumë me Shqipërinë, jo vetëm nga varfëria dhe klishetë që u kanë ngjitur në mënyrë bulliste mediat dhe politikanët racistë, por edhe nga uritë gjeopolitike që fqinjët kanë dashur në vite që tu marrin pjesë të tokës, kur nuk janë ngopur në shekuj duke i marrë e i marrë pafund.

Molsdavia si Shqipëria që janë vende të vogla, u kanë gjetur pakica etnike shumë vende fqinjë, të cilët investojnë në politikanë e media lokale për të ruajtur e mbajtur axhendën e tyre.

Moldavia, një vend i varfër në kufi me Rusinë, deri para pak kohësh ishte një zonë për të cilën askush nuk interesohej. Përveç Rumanisë që thonte që nuk ka Moldavi sepse është pjesë e jona, apo Rusisë që e konsideron një apendiks të saj, ngaqë ka edhe një enklavë si zonë kushinete ndërmjet Rumanisë e Moldavisë, nga disa qarqe të ndryshme “rilevante” të gjeopolitikës europiane rreshtohej në grupin e vendeve që konsideroheshin të dështuara. Ku përveç Modavisë hynte Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e disa vende të tjera.

Por, dy vjet më parë, shërbimi sekret gjerman shpërndau një material për mediat e vendit të tij se të gjithë këto të ashtuquajtur institute apo “vatra studimi”, a “qendra gjeopolitike”, nuk ishin gjë tjetër vetëm degë të shërbimit sekret rus. Dhe ky narracion kundër këtyre vendeve ishte pjesë e asaj që quhet “luftë hibride”.

Lexo edhe :  Palestina duhet njohur për t'i dhënë një shans paqes!

Pas luftës në Ukrainë, Bashkimi Europian ka ndryshuar totalisht qasjen për vendet që konsideroheshin edhenga qarqe “raciste” brenda saj si object për tu tallur e bullizuar.

Një muaj më parë në Chișinău, në një event për të përkujtuar pavarësinë e këtij vendi nga Rusia, atje ishin liderët kryesorë të Europës. Përkatësisht kryeministri Gjerman Frederich Merz dhe presidenti francez, Emanuel Macron. Të cilët e premtuar shkoqur e pa asnjë fyshim se Moldavia do të jetë një vend anëtar i Bashkimit Europian. Madje Macron foli në gjuhën moldave, duke ngritur peshë ndjenjat e pjesëmarrësve të shumtë në tubim, duke përfituar edhe nga një afërsi frankofone e vendit.

Zgjedhjet e djeshme në Moldavi ishin një sfidë jo thjeshtë politike por gjeopolitike, ku vendosej se ky do qëndrojë ky vend në kufi me Rusinë. i cili vendosi në shumicë absolute të qëndrojë me Europën.

Ky rezultat, përveç aspektit të përgjithshëm të Europës politike, i jep edhe një mbështetje vendeve që kërkojnë integrimin në BE, ku Ballkani e veçanërisht Shqipëria janë më të interesuarit.

Avancimi i Moldavisë, e cila sot është kthyer në hirushën e BE-së, heq logjikën apo klishenë e deleve të zeza, ku bënte pjesë edhe Shqipëria./e.t