Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të mblidhen sot për të vendosur për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të zëvendësojë Holta Zaçajn. Mbledhja nis në orën 09:00.
Zëvendësuesi i Holta Zaçajt si anëtare e kësaj gjykate, do të zgjidhet mes anëtarit aktual të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi, ish kryetares së KLGJ Naureda Llagamit dhe ish-komisionerit publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa.
Këta tre emra kanë marrë më shumë pikë nga 6 kandidatët që kanë mbetur në garë. Vokshi kryeson me 89.5 pikë, Llagamin me pak diferencë pas tij me 89.3 pikë dhe Ballhysa me 77.83. Pas tyre, kandidatët Alma Faskaj, Genta Tafa dhe Alban Toro, që të paktën për këtë procedurë emërimi digjen.
Anëtari i zgjedhur do të zëvendësojë vetëm mandatin e Zaçajt si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës do të nisin menjëherë më pas.