Kërcet arma te Liqeni Artificial, pritet raportimi i policisë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës.

Një telefonatë ka “ngritur në këmbë” Policinë e Shtetit të cilët menjëherë u nisën drejt vendit të ngjarjes me qëllim për të kryer verifikimet përkatëse.

Deri më tani ajo çfarë dihet është fakti se të shtënat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje e cila ishte duke qarkulluar në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës.

* Lidhur me këtë ngjarje Policia e Shtetit nuk ka reaguar, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.