Në eksperiencën e suksesshme polake, anëtarësimi në BE dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake janë dy anë të së njëjtës medalje. Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë, një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ramë dakord sot për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç: fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.
Mirënjohës Polonisë për mbështetjen e pakursyer dhe për vëmendjen dashamirëse në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore./e.t