Tritoli në Lushnjë/ U vendos në banesën e ish të dashurës së Laert Haxhiut

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pallat në lagjen Gafurr Muça, në qytetin e Lushnjës.

Mësohet se tritoli është vendosur në katin e parë të pallatit, në banesën e Shaqe Gjata, e cila është mamaja e Klea Gjatës, ish-e dashura e Laert Haxhiut.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./e.t