Artan Hoxha: Rama e ka vendosur që t’i thotë burgut hapu!

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës që do të mbahen më 9 Nëntor 2025.

Artan Hoxha me tonte të forta ironie thotë se Presidentin nuk e kemi vetëm “të ëmbël si sheqeri”, por e kemi dhe danoç që i qëndron fjalës së dhënë “bamirësit” deri në fund.

Sakaq, Artan Hoxha shprehet në rrjete sociale se Edi Rama e ka vendosur President Bajram Begajn që kur e do e mira e pushtetit t’i thotë burgut hapu.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës

Presidenti ynë, si ka thënë vetë, “i ëmbël si sheqeri”, sapo dekretoi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, më datën 9 nëntor 2025…

Jo për gjë, por pashë shumë njerëz të shqetësuar, pasi besuan, se Zoti Bajram, mund të refuzonte(larg qoftë) kërkesën e kryeministrit, për zgjedhjet në bashkinë më të madhe te vendit.

Jo po ka shkelje kushtetuese.

Jo po gjykata i pezulloi zgjedhjet për Tiranën.

Jo po Erion Veliaj sapo nisi luftën e vërtetë dhe do i pengojë zgjedhjet e udhëheqësit për Tiranën, pas udhëheqësi dora vetë shpalli kandidaturën zyrtare të pushtetit për kryeqytetin….

Jo ore jo, presidentin nuk e kemi vetëm, “të ëmbël si sheqeri”, por e kemi dhe danoç.

I qëndron fjalës së dhënë “bamirësit” deri në fund.

Fundja për atë punë e ka vënë në atë karrige. Që kur e do e mira e pushtetit, t’i thotë dhe burgut hapu…

Ore i ka marrë masat udhëheqësi me kohë, nuk ja lë në dorë rastësisë….

Rëndësi ka, që do kemi zgjedhje në fillim të nëntorit dhe rezultatin e dimë pa u tharë ende boja e stilolapsit të Bajramit mbi dekretin antikushtetues, që do e zhysë dhe më tej në dëshpërim burgun e Durrësit…. m.p.