Partitë opozitarë kanë rënë dakord që të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhje e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, në një përpjekje për të unifikuar spektrin opozitar dhe për të ofruar një alternativë të qartë për qytetarët e kryeqytetit.
Burime nga brenda tryezave të takimeve bëjnë me dije se mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitarë është arritur konsensusi për të mbështetur një figurë të vetme, që do të përfaqësojë opozitarët në garën për drejtimin e Tiranës dhe “betejën” përballë Partisë Socialiste me Ogerta Manastirliun.
Deri më tani, dy janë emrat që janë propozuar, pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja si dhe aktivistja dhe juristja e njohur, Edlira Çepani. Të dy figurat janë të dashura për publikun, kusht ky i cili ka qenë që prej fillimit nga Partia Mundësia të cilët kanë ripërsëritur disa herë që kandidati duhet të vlerësohet nga qytetarët për angazhimin e tyre dhe profesionalizmin.
Diskutimet për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatit pritet të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa strukturat opozitare kanë theksuar se qëllimi kryesor është bashkimi rreth një kandidature që ofron besueshmëri, përfaqësim dhe një vizion të qartë për Tiranën./E.T