Nga Alban Daci
Këta që rrethuan partinë e tyre sikur të ishin turqit që rrethojnë kalanë e Krujës!
Këta që me dru në dorë si në mesjetë rrethuan selinë e tyre! Rrethuan selinë e partisë që e kishin themeluar!
Këta që me rrethimin e PD kërkuan me çdo kusht të eliminonin këdo që ishte brenda edhe pse ishin e njëjta familje!
Këta që u ndjenë keq përse Policia ndërhyri e kështu i pengoi të mbaronin punën e ligë në mendjen e tyre për eliminuar, ndoshta edhe fizikisht këdo që ishte brenda Selisë, sepse ishin pengesë për pushtetin dhe interesat e tyre.
Po këta, sot kërkojnë dorën e bashkëpunimit dhe mbështetje e të gjithëve, sepse janë në hall.
Dje bënë gjithçka për t’a shkatërruar PD duke larguar e përjashtuan çdo demokratë që mendonte ndryshme, që nuk ishte më t’a apo me “çmendurinë e tyre politike”, por sot kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.
Menduan se me kalimin e kohës memoria do të fshinte aksionet e tyre, gënjeshtrat e tyre, dhe po ashtu menduan se nuk do të kishin nevojë për askënd!
Menduan se me marrjen e Kalasë do të kishin siguruar edhe fitoren! Në fakt marrja e asaj kalaje do të jetë hija e humbjeve të vazhdueshme që do i shoqërojë vazhdimisht!
U gëzuan për çdo përbaltje që ju bënin të tjerëve, gëzoheshin për çdo braktisje që pësonin të tjerët në vrullin e dhunës, sulmeve, përçarjeve, ofertave dhe çdo mekanizmi tjetër duke mos menduar se një ditë e shpejt “karma” do ju kthehej!
Sulmuan, denigruan, përjashtuan kolegët e tyre demokratë e sot, por kërkojnë për ndihmë e aleancë çdo subjekt politik, edhe ata të ekstremit të majtë! Dikush që shkatërron shpinë e tij nuk është i dobishëm as për të tjerët!
A nuk do të ishte më mirë të kishin mbajtur të bashkuar familjen politike, të mbanin të fortë muret e shtëpisë së përbashkët, në vend që me tetë janar t’a sulmonin më të njëjtin skenar që turqit bënin në mesjetë kundër kalasë së Krujës!
Menduan se 8 janari do të harrohej shpejt e plagët e barbarizmit do të sheroheshin nën joshjen e pushtetit apo të mundësive për privilegje!
Në fakt kështu ndodhi për disa që ditën e 8 janarit ishin të mbaruar nga frika brenda në Seli nga sulme të atyre që ishin jashtë, por menjëherë më vonë bënë kompromise për karriken e deputetit duke harruar mbështetësit e thjeshtë që ju kishin besuar se gjasma po mbronin idealet!
Në fakt, disa prej tyre, morën një karrike deputeti, konfirmuan postet në forumet e një partie të shpartalluar e destinuar për humbje të vazhdueshme, por shumë demokratë të thjeshtë, që besuan në një PD tjetër, nuk e harruan kurrë e nuk mund t’a harrojnë ngjarjen e 8 Janarit!
Demokratët që i nxorrën nga Selia nën efektin e pushtimit, nuk do e harrojnë kollaj këtë eksperiencë dhe fjala bashkim se kemi hall për zgjedhje është një refren që nuk bind thuajse asnjërin prej tyre!/E.T