Kryeministri Edi Rama, në kuadër të Tetorit Rozë, ka bërë sot thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë një kontroll që mund të rezultojë jetë-shpëtues.
Në një postim në rrjetet sociale Rama rikujton se mamografia falas mund të bëhet në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan ai./e.t