Cilët janë të arrestuarit e SPAK/ Emrat

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar këtë të enjte një aksion në qytetet Durrës dhe Shijak, ku janë kryer arrestime të rëndësishme në kuadër të hetimeve për aktivitet të dyshuar kriminal dhe lidhje me krimin e organizuar.

Raportohet se të arrestuar janë Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, Aleksandër aho, i njohur si “Rrumi i Shijakut” si dhe Vullnet Muça

SPAK nuk ka dhënë ende detaje të plota për motivet e arrestimeve, ndërsa burimet mediatike bëjnë me dije se aksioni ka përfshirë kontrolle dhe bastisje në disa ambiente në Durrës dhe Shijak.

Aleksandër Laho është një personazh i njohur në media për lidhje të dyshuara me aktivitet kriminal dhe konflikte pronash në zonën e Shijakut dhe bregdetin e Durrësit, ndërsa arrestimi i Enea Kumes ka tërhequr vëmendje për shkak të lidhjes së tij me deputetin socialist Loer Kume./E.S.