Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme disa foto nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, i mbajtur në Kopenhagë, Danimarkë.
Në samit morën pjesë udhëheqës nga e gjithë Europa, si liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian, dhe të 22 vendeve të tjera, mes tyre Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama e ka shoqëruar postimin me disa foto dhe me mbishkrimin:“Sot në Samitin e Komunitetit Politik Europian, në Kopenhagen, Danimarkë Krenar për Shqipërinë.” m.p.