Moti i përkeqësuar, Balluku: Anulohen lundrimet në portin e Durrësit

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, lundrimet në portin e Durrësit janë anuluar për diten e sotme, 2 tetor 2025.

Lajmi konfirmohet nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe Autoriteti Portual Durrës.

Nga njoftimi, sqarohet se lundrimet Durrës-Bari dhe e anasjellta janë anuluar, por trageti i linjës Ankona-Durrës do të niset sipas programit.

“Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.

Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.

Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve“/kb