Procesi gjyqësor ndaj Ervis Berberit dhe Valter Begajt është shtyrë sërish.
Sipas raportimeve, mbrojtja e Berberit ka kërkuar veçimin e dosjes së klientit të saj, duke argumentuar nevojën për shqyrtim të veçantë të çështjes. Po ashtu, avokati mbrojtës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit që po ndjek këtë çështje, duke ngritur dyshime mbi mundësinë e një shqyrtimi të paanshëm.
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte vendosur më parë që Berberi të qëndronte në burg, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.