SPAK arreston vëllain e deputetit socialist

Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në qytetin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se aksioni, i organizuar së bashku me Policinë e Shtetit, është ende në vijim dhe nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e arrestimit ose objektivin e plotë të operacionit.

SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim publik, ndërsa pritet që informacionet zyrtare mbi rezultatet e aksionit të bëhen të ditura në orët në vijim./E.S