Nga ARTUR AJAZI
Po ti dëgjosh, të gjithë janë për ligjin, dhe të gjithëshpesh dalin kundër tij. Zakonisht kjo ndodh, sepse ka një ndarje mes asaj që thotë ligji, dhe realitetit nëpraktikë. Ligjet shpesh janë të vështira për tu zbatuar. Mund të jenë të rrepta, jo të përshtatshme me jetën epërditshme, ose nuk kanë mekanizma praktikë përzbatim. Nëse shkelja e ligjin bëhet e zakonshme, dhenuk sjell pasoja të rënda, njerëzit e marrin si diçka“normale”. Nga ana tjetër, kur njerëzit mendojnë se ligjet nuk janë të drejta, ose i shërbejnë vetëm disave, nuk ndjejnë detyrim moral për ti respektuar. Gjithashtuedhe kur institucionet nuk ndëshkojnë në mënyrën ebarabartë, ligjet e humbasin fuqinë e tyre. Shpeshshkelja e ligjit, sjell përfitime kurse respektimi i tyre, jo. Pra, të gjithë “pro ligjit”, në teori, sepse ai simbolizon rend dhe drejtësi. Por në praktikë ligjishkelet, sepse e shohin si pengesë, dhe e dinë se sjellpasoja. Kjo logjikë vlen në Shqipëri për shumëproblematika, si ndertimet pa leje, tatimet, investimet, fondet e tjera nga shteti apo entet private. Përpolitikanët tanë, ligji mbetet “mjeti për tu dukur”, jo për tu zbatuar. Duke patur imunitet, ata ndjehen tëmbrojtur. Kur ligji u ka prishur punë, gjithmonë e kanëmënjanuar. Në publik, flasin për “shtetin ligjor”, por nëfakt ligjin e shohin si pengesë. Deri para pak vitesh, kultura e “pandëshkueshmërisë”, ishte kthyer nënormalitet në Shqipëri. U desh nisja e reformimit tëthellë të drejtësisë, (e cila vazhdon) që të shihnimshkarkimin, hetimin, dhe dënimin e politikanëve, dhezyrtareve të lartë. Shqipëria deri në 1992, nuk kishteraste dhe eksperienca të “moszbatimit të ligjit”. Edhepse ishte “diktaturë”, ajo kishte Kodin Penal, kishteKushtetutën e saj, kishte ligjet e saj, dhe të gjitha ishintë zbatueshme, sipas mënyrës vet. Ne sot na duken“anormale” disa ligje të asaj kohe, si ai i “agjitacionitdhe propogandës”, apo arratisjes jashtë kufirit, etjjj..Por ja që ato ishin ligjet, dhe çdo prokuror, apo gjyqtarishte i detyruar ti zbatonte. Pas 1992, në Shqipëri u futfryma e poshtër (që nuk kishte fare lidhje me demokracinë) e pandëshkueshmërisë së drejtorit, ministrit, kryeministrit, presidentit, dhe me rradhë deriposhtë. E realizuar kjo nga “drejtësia e Plepave”, i dha“grushtin e fuqishëm” asaj farë drejtësie, e cila po lindte pas një periudhe të gjatë komuniste. P֝ëgjegjësitdihen, nga Berisha deri tek më i fundit në PartinëDemokratike. Vjedhja, korrupsioni, trafiku, kontrabanda, shkelja hapur e ligjit, nën qeverisjen e PD, u kthye në normalitet. Mund të harxhoje sa të doje energji elektrike në banesë apo biznes, mund tëharxhoje edhe ujë të pijshëm sa të doje, dhe askushnuk të dënonte. Mund të ndertoje banesën apo pallatinpa leje, të prisje pisha dhe pyje, dhe askush nuk tëdënonte. Nga ana tjetër, Berisha dhe sejmenët ë tij, çirreshin për “ligjin, dhe zbatimin e tij”, por që në fakt, nuk dënuan asnjë kryetar komune apo bashkie sa kishinpushtetin, pale minister. Ndaj sot po e përjetojnë keq, zbatimin e ligjit, tek shohin se si drejtësia e rilindur, nuk kursen as ish-kryeministrin, as ish-ministrin, dheas ministrat e sotëm. Në politikë, hipokriziashpërblehet me vite burgu./kb