Tenderat “5D” nën hetim/ Mazniku rrëfen marrëdhëniet mes bashkisë dhe kompanisë

Ish-ministri dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, u paraqit sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të dëshmuar në procesin e njohur si çështja “5D”.

Në këtë dosje penale, SPAK heton tenderat e dyshimtë të dhënë nga Bashkia e Tiranës në favor të kompanisë “5D”, e cila sipas Prokurorisë kontrollohej faktikisht nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, të dy të pandehur kryesorë në çështje.

Në bankën e të akuzuarve ndodhen gjithashtu Taulant Tusha, disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmeni Nestor Muhametllari. Ata përballen me akuza që variojnë nga shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, deri tek pastrim parash.

Seanca e radhës pritet të vijojë me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë dhe paraqitjen e provave nga SPAK./E.S