Një banor i Alabamës i rriti mjekrën në gjatësi rekord, mbi 1 metër.
Rudolf Martino, i cili u transferua në Birmingham nga Kalifornia në vitin 2015, fitoi titullin e Rekordeve Botërore Guinness për mjekrën më natyrale tek një person i gjallë.
Martino tha se nuk ka ndërmend të presë flokët ose mjekrën së shpejti.
“Ashtu si një pemë që ka rrënjë, degë, gjethe dhe disa fruta, unë kam si simbol flokët e mi, rrënjët e tyre, gjatësinë dhe forcën”, tha ai. /e.t