Gjendet trup i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, policia në vendngjarje. Ende të paqarta rrethanat dhe identiteti i viktimës.
Një person është gjetur i pajetë në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë. Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat blu ndodhen aktualisht në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës./e.t