GJKKO heq pezullimin nga detyra për Jonaid Myzyrin/ Kreu i KPP kthehet në zyrë

GJKKO ka hequr këtë të premte masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ndërsa ka lënë në fuqi vetëm masën e “detyrimit për t’u paraqitur” pranë autoriteteve.

Sipas burimeve, Myzyrit i ka përfunduar mandati në KPP dhe masa e pezullimit nga detyra konsiderohet e paarsyeshme ndërsa tani ai nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar një detyrë tjetër shtetërore.

Njoftimi:

1. Kërkuesi Jonaid Myzyri me datë 02.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i
ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e
caktuar ndaj të hetuarit Jonaid Myzyri”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në
nenet 262/2 dhe 267/2 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 641, datë 03.10.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jonaid Myzyri.
2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i
ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale,
e caktuar me vendimin nr. 61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve sikundër i kanë kryer.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda afatit ligjor 5 (pesë) ditor në Gjykatën
e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 03.10.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/E.T