Kushtet atmosferike të pafavorshme, pezullohet lundrimi në Vlorë

Lundrimi në Vlorë është pezulluar për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Si pasojë është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit që duan të operojnë jashtë gjirit të Vlorës në det të hapur, duke nisur nga ora 14:00 datë 03.10.2025.

Po ashtu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse./kb