Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për çështjen gjyqësore në ngarkim të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, si dhe të pandehurve Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese, pas kërkesës së të akuzuarve për të përfituar nga procedura e gjykimit të shkurtuar, që u jep atyre një ulje të një të tretës së dënimit në rast se shpallen fajtorë.
Çyrbja, i cili ka mbajtur më herët mandatin e deputetit të PS në Parlament, përballet me akuza të rënda, ndërsa emri i tij është lidhur në dosje hetimore që lidhen me korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.
Çështja do të vijojë në seancat e ardhshme gjyqësore sipas procedurës së shkurtuar, ku pritet që GJKKO të shprehet mbi përgjegjësinë penale të të pandehurve./E.S