Nusja hedh buqetën me lule në drejtim të beqareve, vajzat për pak sa nuk përleshen

Ky është momenti kur një hedhje buqete shndërrohet në një sherr në një dasmë, pasi një grua u përpoq t’ia rrëmbente lulet nga dora një të ftuare tjetër.

Të shokuarit e panë gruan teksa ajo përpiqej t’i merrte lulet për vete, duke shpresuar të ishte “e ardhshmja në radhë” për martesë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë bërë virale dhe kanë nxitur një lumë kritikash por edhe tallje në llogari të gruas “rebele”.

Ajo çfarë është qesharake këmbëngulja e gruas, që me çdo kusht t’ia rrëmbejë nga duart buqetën me lule gruas që i kishte kapur e para.

Në anën tjetër, të pranishmit assesi të mund të ndaleshin duke qeshur me këmbënguljen e biondes, që krejt në fund u pajtua se nuk mund t’i marrë lulet. /e.t