Rama: Duke nisur nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve përmes përfshirjes me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime dhe nuk janë subjekt I ligjit, kemi deformime të projektit. Duke e ngarkuar me përgjegjësi, bëhet e pamundur që cfarëdo lloj presioni të funksionojë mbi arkitektin.
Një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla për institucione para fillimit të projektit, që procesi të jetë I gjurmueshëm
Përcaktimi I fazave të kontrollit, kotroll në kohë të projekteve të miratuara. Është një aspekt që ka caluar shumë deri sot.
Forcim i mekanizmave të kontrollit, duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli
Detyrimi për dhënien e certifikatës së përdorimit nga autoriteti përgjegjës, vetëm pas konfirmimit të aktit të kontrollit nga njësia vendore.
Kemi shtuar edhe detyrimin që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Arsyeja pse mbeten njerëzit pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit. Mbikëqyrja nga ana e bashkive është provuar të jetë e dobët gjë që kthen në viktimë atë që është i zoti i investimit, qytetarin
Nuk do lejohet më që në godinat pa certifikatë të futen njerëzit në apartamente pa u përfunduar sic duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë.
E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, nga arkitekti te agjencia e zhvillimit të territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe ujë. Ky bllok hyn për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimit./kb