Sa do të kushtojnë zgjedhjet në 6 bashki?/ Fatura e 9 nëntorit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki do të zhvillohen nga 1 deri më 8 nëntor.

“Zyrtarisht kemi tashmë datën e zgjedhjeve. KQZ ndodhet në një fazë intensive përgatitjesh. Në total janë parashikuar 22 KZAZ dhe 1,428 qendra votimi. Sa i përket numrit të zgjedhësve, bazuar në listën e 11 majit, janë 992,103 qytetarë me të drejtë vote,” tha Celibashi.

Ai shtoi se kostoja paraprake e procesit zgjedhor llogaritet rreth 306 milionë lekë, ndërsa brenda pak ditësh do të finalizohet edhe buxheti përfundimtar.

Sa i takon regjistrimit të subjekteve dhe fushatës elektorale, Celibashi bëri të ditur se ajo do të zhvillohet nga 1 deri më 8 nëntor, ndërkohë që po vijon përzgjedhja e personelit që do të angazhohet në zgjedhje.

I pyetur për qëndrimin e KQZ-së lidhur me dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Celibashi u shpreh se institucioni që ai drejton “do të zbatojë vetëm ligjin dhe detyrimet kushtetuese”, duke shmangur çdo debat politik.

Sa i përket mundësisë së votimit elektronik në njërën prej gjashtë bashkive, Celibashi tha se kjo është diskutuar, por nuk ka kohë të mjaftueshme për ta realizuar në këto zgjedhje./E.S