U përfol si kandidat për Tiranën, Hasimja: Opozita nuk mund të më përdorë

Politologu Ermal Hasimja, një nga emrat më të lakuar si kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale ka thënë se kur ka marrë vesh lakimin e emrit të tij, ka menduar se çfarë kërkon opozita prej tij.

Hasimja ka deklaruar se nëse mendojnë që do ta përdorin për të pastruar administratën e bashkisë nga socialistët, kjo nuk është ajo në të cilë ai beson. Politologu tha se vizioni i tij nuk është ndarja e tenderave.

Sa i përket Bashkisë së Tiranës, ai u shpreh se kryeqyteti nuk është menaxhuar për interes të qytetarëve, por për interesat vetjake të një grupi njerëzit që nuk u intereson qyteti.

Gjëja e parë që kam thënë kur mora vesh se emri im po merret seriozisht ishte: çfarë duan këta njerëz prej meje? Apo çfarë i lidh me mua? Nëse mendojnë që duhet të pastrojmë administratën duke hequr të gjithë socialistët nga puna, nuk është kjo ajo që unë besoj. Ose nëse mendojnë të ndajmë tenderat ndryshe, sërish nuk është vizioni im.

Tirana sot është kthyer në një kantier për pastrim parash dhe ndërtime kullash. Nuk është menaxhuar për qytetarët, por për interesat e një grupi njerëzish që nuk e çajnë kokën për këtë qytet”, deklaroi Hasimja./kb