Video-Aksident në autostradën Tiranë–Elbasan/ Shpëtojnë pa lëndime pasagjerët

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja shihet një automjet i dëmtuar rëndë pas përplasjes. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./E.S