Mati është një nga 6 bashkitë e vendit që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor, sipas dekretit të Presidentit Begaj.
Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, ka mundur të mësojë emrin e kandidatit të PS që është propozuar për Bashkinë e Matit. Ai është Altin Bojni.
Emri i tij u propozua në mbledhjen që sonte Kryeministri Edi Rama zhvilloi me strukturat e PS-së në një hotel të Tiranës, ku u diskutua kryesisht për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e kryeqytetit, por dhe në bashkitë e tjera të vendit.
Propozimi i emrit të Altin Bojnit si kandidat për Bashkinë e Matit do të duhet të miratohet nga Kryesia e PS.
Bashkia e Matit mbeti pa kryetar pasi Agron Malaj dha dorëheqjen sepse u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. m.p.