Sot në orën 17:00 në Tiranë do të zhvillohet një marshim si sensibilizim për situatën që po ndodh në Gaza.
Marshimi që do të mbahet në sheshin Skënderbej është organizuar nga një grup qytetarësh shqiptarë dhe të huaj si pjesë e grupimit “Palestina e lirë”.
Marshimi është reagim edhe për ndalimet e rreth 500 aktivistëve humanitarë të Global Sumud Flotilla, ku mes tyre është edhe një mjeke shqiptare.
Ky tubim, sipas organizatorëve, synon të shprehë solidaritet, të kërkojë zotimin për paqen, lirinë e popullit palestinez dhe respektimin e të drejtave njerëzore ndërkombëtare. /kb