Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e të dielës në Klos.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, ku janë përplasur me njëri-tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B.
Policia thotë se si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./e.t