Atentati me tritol në Sarandë, zbulohen detaje të reja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që tronditi mbrëmjen e djeshme Sarandën, ku mbeti i vrarë 58 vjeçari, Isuf Jaçaj.

Ai njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi”, dhe rezulton me precedent penal që prej viteve 2000.

Në qershor të 2010, Jaçaj mbeti i plagosur pas një sherri me mjete të forta, më tetor  të 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri.

Ndërsa në 2022 u përfshi sërish në një sherr, gjatë të cilit i’u gjet një përforcues grushti dhe u arrestua. Pas kësaj kohe 58 vjeçari, punonte në turizëm, ku merrej me transportin e turistëve drejt plazheve.

Për sa i përket ngjarjes së mbënshme dyshimi kryesor që është ngritur ka të bëjë me hakmarrjen për ngjarjen e 17 korrikut, ku ishte i përfshirë  Klaus Jaçaj, djali i viktimës. Të cilit i’u hodh makina në erë, si pasojë e konfliktit të regjistruar ku mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Hajdarajt 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç. m.p.