Dy të vrarë në Kalamata të Greqisë, mes tyre një shqiptar

Një atentat me dy të vrarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në zonën e Kalamatës në Greqi.Burime policore bëjnë me dije për gazetarin Artur Bibe se njëri prej viktimave është shtetas grek dhe pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja 70 vjeç, tjetri shqiptar rreth 50 i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 të së dielës sipas orës lokale ne një kamping në vendin e quajtur Finikunda në afërsi të Kalamatës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy viktimat janë qëlluar me armë automatike.

Policia po heton lidhur me ngjarjen./e.t