Erion Veliaj po vijon përballjen e tij në Gjykatën Kushtetuese duke refuzuar shkarkimin nga detyra, por kjo nuk ndaloi as presidentin Begaj të dekretonte zgjedhjet e parakohshme dhe as kryeministrin Rama të niste fushtën në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.
Kjo e fundit do të çelë dhe sezonin e 5-të të podkastit ‘Flasim’, një prodhim i kryeministrit Edi Rama që rikthehet sot në transmetim.
Nga promo e publikuar kuptohet se Manastirliu do të ‘sqarojë’ dhe reagimin e saj ditën e Asamblesë së Partisë Socialiste ku u njoftua për kandidimin nga Edi Rama, si dhe do të sjellë një anë tjetër për publikun, si kandidate për qeverisur kryeqytetin.