Ish-kandidatja e PD për deputete, Ilirjana Kuçana, në një emision televiziv ka propozuar Albana Vokshin për kandidate të PD në Tiranë.
Sipas Kuçanës, Vokshi është femra më e investuar në PD dhe mban 7 pozivione në parti.
Këtë besim që i ka dhënë partia, sipas saj, Vokshi duhet t’ua kthejë demokratëve duke kandiduar.
“Unë mendoj që përballë Manastirliut mund të jetë Albana Vokshi, është femra më e investuar në PD. Është gruaja që mban 7 pozicione në Partinë Demokratike dhe përderisa i është dhënë ky besim unë mendoj që t’ja kthejmë demokratëve këtë besim. Ajo ka dhe mbështetje ndërkombëtare, është nënkryetare e PPE-së dhe këtu ndoshta do kishim dhe ndërkombëtarë që mbështesnin zonjën Vokshi.” – tha Ilirjana Kuçana./e.t