Nëna e vajzës 13-vjeçare që u hodh nga kati i tretë i një pallati në Korçë është proceduar penalisht, në gjendje të lirë. Autoritetet dyshojnë se ajo ka ndikuar negativisht në gjendjen emocionale të së miturës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mbi Sonila Dhëmbin rëndon akuza për “shkaktim të vetëvrasjes”. Hetimet paraprake kanë zbuluar se ajo i ka shkaktuar vajzës probleme të theksuara psikologjike.
E mitura ndodhet aktualisht në një qendër të specializuar në Tiranë ku po trajtohet nga mjekë dhe psikologë. Gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën. m.p.