Shkodër, u vetëplagos me armë zjarri, 30 vjeçari npërfundon në spital

Një shtetas 30 vjeçar, është paraqitur ditën e sotme në orën 07:30 pranë Spitalit Rajonal Shkodër, blutë dyshojnë se i riu është vetëplagosur me armë zjarri.

Shtetasi është indentifikuar me inicialet A.L. Policia Shkodër dhe grupi hetimor i ngritur kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur armën e zjarrit. Ndërkohë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e të dhënave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. m.p.