Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, kapet kultivuesi

Policia e Mirditës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bisakë.

Gjatë kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë zbuluan një parcelë të mbjellë me 22 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa.

Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, i cili dyshohet se ishte kujdesur për kultivimin e këtyre bimëve.

Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale për hetimet e mëtejshme. m.p.