Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u shpreh këtë të hënë se forca politike që ai drejton do të mbështesë në zgjedhjet e 9 nëntorit aktorin Florjan Binaj, i cili më herët shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.
Teksa u ndal dhe te emrat brenda PD-së të cilët kishin shprehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, ai nuk la pa permendur edhe Adriana Kalane.
“Edhe ne këtu kishim kandidatura. Adriana Kalaja, një luftëtare nga më të fuqishmet kundër lidhjeve të krimit me Edi Ramën. kishim Klevis Balliun një nga deputetët më aktive dhe personalitetet më aktive të PD, Edi Palokën një shtyllë të PD”, shtoi më tej Berisha./e.t