Reshjet e ditëve të fundit, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë sjellë një shtresë të dendur mjegulle në qytetin e Bulqizës dhe në rrugët përreth.
Qyteti dhe rrugët nacionale e rurale ndodhen nën pushtetin e mjegullës, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.
Policia lokale u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të lëvizin me shpejtësi të ulët, pasi dëndësia e mjegullës është shumë e lartë dhe ndikon drejtpërdrejt në dukshmërinë në rrugë./kb