Hyrja me detektor metalesh, mister si autori e futi armën në gjykatë

Një nga misteret e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, ishte dhe mënyra sesi mundi autori Elvis Shkëmbi të fuste armën e zjarrin të ambientet e brendshme.

Pamjet e mediave tregojnë se në derën e gjykatës është e vendosur një pajisje që detekton metalet, gjë që shton edhe më tej pikëpyetjet.

Më herët, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se policia nuk ka asnjë lidhje me sigurinë e godinës së gjykatës, duke hequr në këtë mënyrë dhe përgjegjësinë.

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkëmbi, teksa mbetën të plagosur dhe dy persona që ishin palë në procesin për pronësinë e një godine ku udhëtonin 30 familje. m.p.